FOTO-LAJM/ Dita e 65-të e rezistencës popullore! Qytetarët mesazh të prerë Ramës: Reflekto dhe dorëhiqu
Qytetarët e mbledhur në protestën e 65-të në Sheshin “Skënderbej” vijuan edhe këtë të martë manifestimin e tyre kundër qeverisë, duke përcjellë mesazhe përmes pankartave dhe thirrjeve publike. Me parulla në duar, protestuesit theksuan se do ta vazhdojnë protestën deri në arritjen e objektivave të tyre, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen. “Nuk dorëzohemi”, “Reflekto dhe dorëhiqu”, “Shpresa nuk vdes kurrë” dhe “Shqipëri e re” ishin disa nga sloganet që u shfaqën gjatë tubimit. Përveç kërkesës për largimin e qeverisë, pjesëmarrësit kërkuan edhe ndryshim të sistemit politik, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Burimi:
sot.com.al