Flakët mbërrijnë pranë banesave, zjarrfikësit drejt neutralizimit të situatës
Zjarr në një sipërfaqe me shkurre në unazën jugore të Elbasanit. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bën të mundur fikjen e zjarrit dhe mospërhapjen e tij në banesat pranë. Zjarri i qëllimshëm, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit. Në temperaturat ekstreme të këtyre ditëve, zjarrfikësit vijojnë apelet e tyre për kujdes.
Burimi:
ntv.al