Fitore me poker e Zvicrës ndaj Bosnje-Hercegovinës, Granit Xhaka gjen golin në Botëror

Fitore me poker e Zvicrës ndaj Bosnje-Hercegovinës, Granit Xhaka gjen golin në Botëror

Zvicra regjistroi një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës në ndeshjen e vlefshme për Botërorin, duke marrë tri pikë të çmuara në grup. Helvetët zhbllokuan rezultatin në minutën e 74-t me anë të Manzambit. Vetëm dhjetë minuta më vonë, Vargas dyfishoi epërsinë e zviceranëve, duke i afruar ata drejt suksesit. Megjithatë, Zvicra nuk u ndal me kaq. Manzambi realizoi sërish, duke kompletuar dopietën personale dhe duke thelluar diferencën në rezultat. Bosnje-Hercegovina arriti të shënojë golin e nderit me Mahmic, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit. Në minutat e fundit pati vend edhe për një tjetër gol të Zvicrës, me Xhakën që vulosi fitoren e skuadrës së tij. Pas këtij rezultati, Zvicra numëron katër pikë në renditje, ndërsa Bosnje-Hercegovina mbetet me një pikë.