Falsifikuan dhe tjetërsuan pronat në ASHK, Prokuroria e Durrësit jep masat e sigurisë për 12 persona
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, gjykata ka caktuar masa sigurie të ndryshme, përfshirë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore për 12 personat e dyshuar për falsifikim dokumentesh për të përfituar prona. Hetimi ka nisur në vitin 2022, pas problematikave të konstatuara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë. Verifikimet ngritën dyshime për falsifikim të dokumenteve dhe regjistrim të paligjshëm të pasurive. Sipas hetimeve, skema dyshohet se është përdorur për përvetësimin e pronave në gjashtë raste në zonën kadastrale 1574, në zonën e Kallmit dhe ish-NB Frutore në Durrës, një zonë me interes të lartë për shkak të pozicionit bregdetar. Prokuroria dyshon se disa...
Burimi:
sot.com.al