Europa “digjet”, edhe Shqipëria në hartën e të nxehtit ekstrem
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura dukshëm më të larta se mesatarja klimatike, në një muaj që solli rekorde të reja të të nxehtit në Europë dhe në nivel global. Harta e publikuar nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus dhe e hedhur në faqen e Komisionit Europian tregon se, gjatë periudhës 18–30 qershor 2026, temperaturat mesatare të ajrit në sipërfaqe në Shqipëri ishin përgjithësisht rreth 2 deri në 4°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020. Anomalia ishte më e theksuar në pjesën veriore dhe qendrore të rajonit të Ballkanit, ndërsa Greqia dhe zonat më jugore shfaqën devijime më të kufizuara. Edhe pse Shqipëria nuk ishte ndër zonat më ekstreme të kontinentit, harta tregon se vendi ishte pjesë e një brezi të gjerë të...
Burimi:
ntv.al