Ervin Salianji depoziton kërkesën në PD/ Kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ervin Salianji depoziton kërkesën në PD/ Kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë së Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga partia, si edhe anulimin e vendimit nr.120, datë 1 maj 2026, të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Në dokumentin voluminoz, Salianji pretendon se kandidatura e tij për kryetar të PD-së është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim. Ai kundërshton gjithashtu pretendimet për përjashtimin e tij nga anëtarësia dhe kërkon që çdo vendim i tillë, nëse ekziston, t’i vihet në dispozicion për ndjekjen e procedurave statutore. Në kërkesë, Salianji ngre edhe pretendime për...