Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

Një tjetër tender me hije të rënda dyshimi për korrupsion dhe paracaktim fituesi ka dalë në dritë nga dokumentet zyrtare të Bashkisë Tiranë. Bëhet fjalë për procedurën e hapur për projektin Ndërtimi i Rrugës Pjetër Arbnori”, ku institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj i cili ndodhet në burg ka shpallur fitues operatorin “Shpresa-Al” SHPK me mbi 1 MILIARDË LEKË për 200 metra rrugë. Ajo që e shndërron këtë procedurë në një skenar tipik të korrupsionit me tenderat publikë nuk është vetëm vlera, por skualifikimi masiv dhe industrial i konkurrencës përmes teknikave të “qepjes” së kritereve. Sipas dokumenteve të siguruara, në garë kanë marrë pjesë një numër rekord prej 31 operatorësh ekonomikë (përfshirë bashkime operatorësh). Nga një listë kaq e gjatë kompanish ndërtimi, logjika e tregut...