Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Erion Braçe i del kundër Ramës për hartën e re territoriale: Qytetarët nuk janë dëgjuar!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar më shumë debat dhe transparencë për Reformën Territoriale, duke ngritur shqetësimin se komunitetet e prekura nga ndryshimi i hartës administrative nuk janë përfshirë në proces. Në reagimin e tij, Braçe shprehet se propozimi për bashkitë e reja territoriale ka sjellë reagime të forta, veçanërisht në zonat ku parashikohet shkrirja e disa bashkive. Ai përmendi konkretisht Poliçanin, Divjakën dhe Libohovën, tre bashki me të cilat, sipas tij, ka një lidhje të veçantë dhe që pritet të bashkohen me njësi të tjera vendore. Duke komentuar protestat dhe kundërshtimet e banorëve, deputeti socialist theksoi se procesi nuk duhet të zhvillohet vetëm në zyrat e institucioneve, por duhet të përfshijë drejtpërdrejt qytetarët. “Duhet të dëgjojmë njerëzit, jo vetëm drejtuesit e bashkive....