Erë e fortë në plazhet e Vlorës, autoritetet paralajmërojnë pushuesit
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit ka sjellë probleme në bregdetin e Vlorës këtë të diel. Erërat e forta dhe dallgët e larta kanë detyruar rojet bregdetare të ngrenë flamurin e kuq, duke paralajmëruar pushuesit të mos futen në det. Pavarësisht fluksit të lartë të turistëve dhe pushuesve gjatë fundjavës, përkeqësimi i motit i ka detyruar shumë prej tyre të ndërpresin qëndrimin në plazh dhe të largohen për arsye sigurie. Rojet bregdetare kanë monitoruar situatën dhe u kanë kërkuar qytetarëve të respektojnë udhëzimet, pasi rrymat e forta dhe dallgët e mëdha mund të rrezikojnë jetën e notuesve. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pushuesve të shmangin hyrjen në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike, ndërsa këshillojnë kujdes të shtuar edhe për mjetet e...
Burimi:
sot.com.al