Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arrestuar

Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka shkatërruar një organizatë të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare dhe polake. Si rezultat i operacionit janë arrestuar 18 persona, mes tyre edhe dy shtetas evropianë të identifikuar si drejtues të rrjetit. Aksioni, i koduar “Gran Fénix 0043-Azkaban”, u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, më 8 korrik. Sipas autoriteteve ekuadoriane, hetimet zbuluan se organizata kishte trafikuar rreth 7.5 ton kokainë, me një vlerë të përllogaritur prej 225 milionë dollarësh në tregun e paligjshëm ndërkombëtar. Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte nisur aktivitetin e tij të paktën që prej vitit 2019 dhe dyshohet se bashkëpunonte me grupe...