Protesta e flamingove hyri në çadrën e Lulzim Bashës
Nga Ardit Rada Katër javë më parë, protesta e opozitës gjeti një simbol të pazakontë ndërkombëtar. Eurodeputetja italiane Ilaria Salis zbriti në Tiranë e mahnitur nga kauza e flamingove, duke lënë të kuptohej se në Shqipëri po zhvillohej një betejë me përmasa europiane. Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale, organizatorët u ndjenë të legjitimuar dhe propaganda e ditës shpalli se Evropa kishte zgjedhur anën e protestës. Por në politikë ka një zakon: lajmet e djeshme plaken shpejt. Sot, e njëjta Ilaria Salis është dënuar nga Gjykata e Milanos për pushimin e padrejtë nga puna të dy ish-bashkëpunëtorëve të saj në Parlamentin Europian. Vendimi e detyron të paguajë mbi 300 mijë euro dëmshpërblim. Një lajm që nuk e bën automatikisht të pavlefshme çdo kauzë që ajo...
Burimi:
javanews.al