PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur

PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur

Nga Skënder Minxhozi/ Këto ditë ka një situatë surreale në Partinë Demokratike. Futja e beftë në skenë e protestave ditore kundër Sazan-Zvërnecit (kupto qeverisë), ka krijuar në PD gjendje shumëplanëshe, një lojë pasqyrash ku është e vështirë të shohësh dhe kuptosh një linjë zyrtare, një qëndrim të qartë dhe pa ekuivoke ndaj asaj që po ndodh këto orë në Tiranë. Në harkun e dy javëve lidershipi demokrat e ka parë veten të shajë e përçmojë fillimisht protestuesit, të distancohet nga protesta si shkelje syri ndaj çiftit Kushner-Trump, e më pas ta përkrahë protestën në parim por të vijojë të përkrahë edhe projektin Sazan-Zvërnec “me kusht që të respektohen standartet mjedisore”. Më pas është parë sesi Berisha ka anuar thuajse i gjithi në favor të sheshit...