Një mizë në dritaren e Edi Ramës

Një mizë në dritaren e Edi Ramës

Nga Lorenc Vangjeli Në klishetë e medias ndërkombëtare Edi Rama është vizatuar gjithmonë sipas të njëjtës formulë. Shqiptari më i komentuar në këtë dekadë prej saj portretizohej si kryeministri që pikturonte ndërsa intervistohej, ish-basketbollist, i gjatë, atipik dhe një zyrtar i veshur me atlete e kostum. Si ish-kryebashkiaku karizmatik i Tiranës, që i kishte vrarë qytetit grinë vrasëse të komunizmit duke e ringjallur atë me ngjyra Mesdheu. Pak a shumë si strategjia “Broken Ëindoës”, Dritaret e Thyera, të Rudi Xhuliani në Neë Yorkun e viteve 90-të, sipas të cilës, rilindja estetike urbane, është kusht i parë për ringjalljen e qytetit. Por që ndryshe nga Xhuliani, pati mundësi që këtë filozofi ta shtrinte jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë vendin. Kjo klishe ka pësuar...