“Edi Rama i dorëzoi Alabbar, Portin e Durrësit”/ Reagon, PD: E shohin si truall për kulla, Shqipëria në situatë absurde
“Një nga asetet më strategjike të Shqipërisë u trajtua si pronë private e kryeministrit”. “Sot, disa vite më vonë, vetë investitori pranon se ka gabuar”. Kështu deklaroi gjatë një deklarate shtypi nenkryetrai i PD Nikola Kedhi i cili paralajmëroi se, “shqiptarët rrezikojnë faturën e projektit korruptiv të Ramës”. Nikola Kedhi: ‘Gabova në Shqipëri. Ndërtova shumë shpejt.’ Këto fjalë nuk i tha opozita. I tha vetë Mohamed Alabbar, investitori të cilit Edi Rama i dorëzoi Portin e Durrësit. Kur vetë investitori pranon se projekti u bë me nxitim, dikush duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: kush e mori vendimin, kush mban përgjegjësinë dhe kush do ta paguajë faturën? Kush përgjigjet për vendin që mbeti pa portin e vet kryesor? Kush paguan nëse nesër arbitrazhi na kushton qindra miliona...
Burimi:
sot.com.al