E rëndë në Itali/ 42-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident (Emri)
Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas një aksidenti rrugor paraditen e së dielës, në zonën e Bezzecca. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio. Sipas mediave italiane, Domi po udhëtonte me një motor kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare. Rreth 100 metra pas viktimës udhëtonte edhe partnerja e tij, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e tragjedisë. Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u dërgua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.
Burimi:
argjiroja.net