E rëndë në Akademinë e Policisë, helmohen 56 studentë/ Dy prej tyre u shtruan në spital, dyshohet se ndodhi nga ushqimi
56 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u largua. Pas ngjarjes janë marrë mostra të ushqimit për analiza laboratorike, ndërsa ka nisur hetimi epidemiologjik nga ISHP dhe AKU. Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore. Pas helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Policisë është arrestuar teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering. Po ashtu është shpallur në kërkim administratorja. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera...
Burimi:
top-channel.tv