Dyshohet se vinin nga trafiku i drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë

Dyshohet se vinin nga trafiku i drogës, 54-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë

Policia e Tiranës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “De facto”, autoritetet kanë sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të shtetasit Harben Alla, alias Arben Alla, 54 vjeç. Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë tregu rreth 420 mijë euro dhe dyshohet se janë krijuar nga të ardhura me burime kriminale. Operacioni është zhvilluar pas një hetimi pasuror të kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Hetimi është bazuar në ligjin për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit përmes masave parandaluese...