Durrësi humbet “turizmin patriotik”! Pushuesit nga Kosova dhe italianët braktisin plazhin këtë sezon

Durrësi humbet “turizmin patriotik”! Pushuesit nga Kosova dhe italianët braktisin plazhin këtë sezon

Plazhi i Durrësit po përballet këtë sezon veror me një rënie të ndjeshme të pushuesve nga Kosova, të cilët për gati dy dekada kanë qenë klientët më besnikë të këtij bregdeti. Rruga “Pavarësia”, dikur epiqendra e këtij fluksi, tashmë vëren një rrudhje të dukshme të numrit të tyre, duke shënuar praktikisht fundin e të ashtuquajturit “turizëm patriotik”. Sipas pronarëve të hoteleve dhe ekspertëve të turizmit, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë ndryshim të drejtimit lidhen ngushtë me ekonominë dhe lehtësimin e lëvizjeve. Forcimi i monedhës vendase kundrejt euros ka bërë që kursimet e pushuesve nga Kosova të vlerësohen më pak në Shqipëri, duke i shtyrë ata drejt vendeve fqinje që përdorin po euron, si Greqia apo Bullgaria. Gjithashtu, liberalizimi i vizave, mundësia për të...