Dronë, radarë dhe patrulla të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, firmoset marrëveshja për mbrojtjen e turistëve dhe…

Dronë, radarë dhe patrulla të përbashkëta Shqipëri-Kosovë, firmoset marrëveshja për mbrojtjen e turistëve dhe…

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026. Për të nënshkruar marrëveshjen, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mirëpriti dje në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha. Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë. Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor...