DOSJA/ Lokali në Dobraç i kthyer në magazinë armësh, frekuentohej nga Safet Bajri e anëtarët e grupit të tij (FOTOT)
Nga dosja e SPAK që mediat kanë siguruar, bëhet me dije për një lokal në zonën e Dobraçit, lagje në Shkodër e njohur ndryshe si bastion i fisit të Safet Bajrit, i mbushur plot me armë. Në dosje gjenden dhe foto të armëve të llojeve të ndryshme të varura në mur ndërsa theksohet se ky lokal frekuentohej nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Bajri alias Rustemi e të tjerë persona. Sakicaj, Troshani e Franko Lela akuzohen si organizatorë të vrasjes së mbetur në tentativë të Aleksandër Prendit në gusht 2024 në fshatin Rranxë të Bushatit. Kjo ngjarje përfundoi në një përplasje me armë zjarri teksa Prendi u kishte bërë pritë personave që kishin ardhur për ta vrarë.
Burimi:
sot.com.al