‘Dokumentova nxjerrjen e inerteve në Shkumbin’, Osman Stafa kallëzon në polici: Më ndoqën dhe më prenë rrugën
Gazetari Osman Stafa ka depozituar një kallëzim në Policinë e Elbasanit, pasi u përball me një akt intimidimi menjëherë pas dokumentimit të nxjerrjes së inerteve në lumin Shkumbin. Sipas Stafës, ai ndodhej në zonë për të verifikuar denoncimet e banorëve lidhur me nxjerrjen e inerteve nga shtrati i lumit. Ai filmoi mjete të rënda që po merrnin zhavor në shtratin e lumit Shkumbin. Gazetari thotë se pas përfundimit të filmimeve, një automjet me targë AB489YZ, e ndoqi përgjatë rrugës, i preu rrugën dhe e detyroi të ndalonte. “Isha duke filmuar një eskavator, i cili nxirrte inerte nga Lumi Shkumbin. Kam regjistruar 20 sekonda video. Pas këtij momenti marr makinën dhe nisem për në Elbasan. Sapo dal në rrugë, një makinë fuoristradë e zezë, më vihet...
Burimi:
sot.com.al