Bouaddi rrëfehet pas transferimit te City: Një ëndërr të luaj këtu, do të jap gjithçka për trofetë
Manchester City ka më në fund zëvendësuesin e Rodri. Ai është Ayyoub Bouaddi, që nga dita e djeshme është zyrtarisht një lojtar i “qytetarëve”. Lojtari 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me klubin anglez deri në vitin 2031, dhe Lille, tashmë ish-skuadra e tij, do të marrë 95 milionë euro, plus 5 milionë euro në bonuse. 19-vjeçari bëhet transferimi më i shtrenjtë i një adoleshenti në historinë e Premier League, duke tejkaluar shumën prej 58.9 milionë eurosh që Manchester United pat paguar te Lille për mbrojtësin Leny Yoro në vitin 2024. Pas transferimit, Bouaddi tha: “Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Manchester City është për mua klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr të jem këtu dhe të jem...
Burimi:
telesport.al