“Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë”, Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme të Iranit: Pra tani papritur ju intereson populli shqiptar?

“Do pretendojnë se edhe flamingot janë agjentët tanë”, Rama i përgjigjet ministrisë së Jashtme të Iranit: Pra tani papritur ju intereson populli shqiptar?

Reagimi i Edi Ramës pas deklaratës së zëdhënësit të ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Bakhaei: Oh, vërtet? Pra tani papritur ju intereson populli shqiptar?I njëjti popull shqiptar, institucionet e të cilit, shërbimet publike dhe infrastruktura digjitale ishin objekt i një fushate kiberterrorizmi që synonte të paralizonte një vend të tërë, dhe të cilën hetimet ndërkombëtare e kanë lidhur dhe mbështetur me regjimin tuaj. Ne i njohim shumë mirë ato gjurmë.Ne i njohim metodat.Ne i njohim kërcënimet. Dhe e dimë se ajo që ka ushqyer armiqësinë tuaj ndaj Shqipërisë nuk ka qenë kurrë sionizmi, apo ndonjë slogan tjetër i përshtatshëm i propagandës suaj të neveritshme.Është armiqësia juaj ndaj vetë lirisë. Ju nuk mund ta falni Shqipërinë që bën atë që bëjnë shqiptarët: hap dyert për njerëzit...