Dita e 21-të e protestës/ Diaspora mbërrin në kufi për t’iu bashkuar tubimit në Tiranë
Tirana pritet të shndërrohet sot në qendrën e një proteste të madhe mbarëkombëtare. Kjo do të jetë dita e 21-të e mobilizimit qytetar kundër qeverisë. Sipas organizatorëve, në tubimin e sotëm pritet një pjesëmarrje e gjerë nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga shqiptarët e diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt vendit për t’iu bashkuar protestës. Pamjet e siguruara tregojnë se diaspora ka mbërritur në kufi. Sipas raportimeve, grupe emigrantësh janë nisur prej ditësh nga Mbretëria e Bashkuar me automjete private. Gjatë rrugës atyre u janë bashkuar edhe bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane. Kolona e automjeteve, e shoqëruar me flamuj kuqezi i është drejtuar drejt Tiranës për pjesëmarrjen në protestë. Tubimi, si në ditët e mëparshme, pritet të nisë në...
Burimi:
sot.com.al