Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

Dhunohet barbarisht shqiptari në Itali, përfundon me brinjë të thyera në spital

Një 39-vjeçar me origjinë nga Afrika e Veriut është arrestuar në Torreglia të Italisë, pasi akuzohet se ka dhunuar barbarisht një 47-vjeçar shqiptar gjatë një sherri të ndodhur në rrugë. Sipas mediave italiane, i arrestuari ishte person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar moldav, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Incidenti ndodhi pasditen e së dielës, më 2 gusht, në Piazza della Torre në Torreglia. Një telefonatë në numrin e emergjencës 112 njoftoi për një person të shtrirë në tokë, i cili po dhunohej nga disa persona. Patrullat e karabinierëve mbërritën brenda pak minutash dhe gjetën 39-vjeçarin duke goditur ende me grushte dhe shkelma shqiptarin, i cili ndodhej i gjakosur në tokë. 47-vjeçari u...