Protesta e 67-të/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: ‘Rama jep dorëheqjen’
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, në protestën e 67-të. Me pankarta në duar, protestuesit janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje si: “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg”. Qytetarët shprehen të vendosur për të vijuar protestën e tyre, duke kërkuar ndryshime politike dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet. Marshimi pritet të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohen fjalime dhe do të përcillen mesazhe nga organizatorët dhe protestuesit, ndërsa kërkesa e tyre kryesore është dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net