Tunel i fshehtë nën kufirin e BE-së, Lituania zbulon rrugën e re të kalimit ilegal nga Bjellorusia
Roja kufitare e Lituanisë ka zbuluar një tunel, nëpërmjet të cilit dyshohej se do të kalonin ilegalisht emigrantë nga Bjellorusia drejt këtij vendi anëtar të Bashkimit Evropian, njoftuan autoritetet. Tuneli i papërfunduar dhe i fshehtë, i cili nuk kishte dalje, ishte hapur nën gardhin kufitar në një thellësi prej rreth 1.5 metrash dhe ishte përforcuar me trungje pemësh dhe dërrasa, sipas autoriteteve. Lituania e ka akuzuar vazhdimisht Bjellorusinë se organizon transportin e paligjshëm të emigrantëve nga zona të prekura nga krizat drejt kufijve të jashtëm të BE-së. Qeveria në Vilnius është përgjigjur duke forcuar sigurinë kufitare dhe duke ndërtuar një gardh përgjatë kufirit. Litauische Grenzschützer haben erneut einen Tunnel unter einem Grenzzaun zu Belarus aufgespürt. Sie werfen dem Land vor, Migranten durch Tunnel in die...
Burimi:
vizionplus.tv