Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt fshatit Drenije në Patos

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt fshatit Drenije në Patos

Një vatër zjarri në zonën e Mallakastrës ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi drejt fshatit Drenije, në bashkinë Patos. Zjarri ka përfshirë sipërfaqe të mëdha me pisha dhe po favorizohet nga era e fortë që fryn në grykat e kodrave të zonës, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë kaluar edhe rrugën e Panahorit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vatrës së re të zjarrit për të frenuar përhapjen. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse, banorë të zonës dhe forca të ushtrisë, por deri tani nuk është arritur që zjarri të vihet nën kontroll.