Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Ka nisur protesta e 11-të e qytetarëve kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Si çdo ditë, protestuesit u mblodhën këtë të martë në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kundër projektit në Zvërnec.
Burimi:
opinion.al