Ndërron jeta gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jeta gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit, duke e çuar në tre bilancin e ngjarjes së rëndë në Roskovec. Ajo u plagos rëndë me armë gjahu nga Refit Buzi, i cili më herët qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj, 58-vjeçarin Kosta Plaka. Nga e njëjta ngjarje, vajza e çiftit u mor peng nga ish-bashkëjetuesi i saj, por u lirua më pas pas ndërhyrjes së Policisë. Pas lirimit të saj, forcat RENEA vijuan për disa orë negociatat me Refit Buzin për ta bindur të dorëzohej, por ai nuk iu bind thirrjeve të Policisë dhe më pas dyshohet se i dha fund jetës brenda automjetit ku ishte...