DINAMIKA/ Plagosja e efektivit në Tiranë, pezullohet nga detyra pas ngjarjes, si tentuan dy vëllezërit të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

DINAMIKA/ Plagosja e efektivit në Tiranë, pezullohet nga detyra pas ngjarjes, si tentuan dy vëllezërit të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Aldo Lika 33 vjeç dhe Ali Lika, 22 vjeç, (vëllezër). Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës...