“Diaspora i ka dhënë frymë dhe motivim”/ Andoni: Qeveria duhet të reflektojë përballë presionit qytetar

“Diaspora i ka dhënë frymë dhe motivim”/ Andoni: Qeveria duhet të reflektojë përballë presionit qytetar

Pjesëmarrja e diasporës në protestën e fundit qytetare ka sjellë një rritje të ndjeshme të mobilizimit dhe energjisë në shesh. Analisti Ben Andoni, në një intervistë televizive, vlerësoi se protesta ka shënuar një “kërcim sasior” krahasuar me ditët e mëparshme, ndërsa theksoi se organizimi dhe qartësimi i kërkesave do të jenë vendimtare për suksesin e saj. Sipas Andonit, prania e të rinjve të ardhur nga diaspora i ka dhënë protestës jo vetëm numra, por edhe frymë dhe motivim. Ai tha se nëse protestuesit arrijnë të organizohen më mirë, të hartojnë një manifest dhe të fokusohen te kërkesat konkrete, mund të ushtrojnë presion të mjaftueshëm për të detyruar qeverinë të rishikojë disa prej angazhimeve të saj. Analisti kujtoi se një nga kërkesat kryesore të protestuesve, ajo...