Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit Niko Qarkaj, se klienti i tij është dhunuar. Përmes një reagimi publik, Lamallari tha se menjëherë pas deklaratave të bëra publike ka kërkuar informacion nga Policia e Shtetit, e cila, sipas tij, i ka bërë me dije se pretendimet janë “totalisht të pabaza dhe të pavërteta”. Ministri bëri të ditur se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimet për rastin, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm. Sipas Lamallarit, edhe Avokati i Popullit, i cili ka vepruar në mënyrë të pavarur duke vizituar të ndaluarit për të verifikuar pretendimet për dhunë, nuk ka konstatuar shkelje të kësaj natyre. Ai paralajmëroi se, nëse edhe AMP-ja...