Dhuna ndaj 20 vjeçarit italian, Policia procedon 8 të miturit shqiptarë

Dhuna ndaj 20 vjeçarit italian, Policia procedon 8 të miturit shqiptarë

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe proceduar penalisht 8 të mitur, të moshës 13 deri në 15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në një konflikt ku mbeti i dëmtuar lehtë një shtetas italian 20-vjeçar. Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2026, pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë. Pas veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të të miturve të dyshuar për përfshirje në konflikt. Sipas policisë, gjatë përplasjes 20-vjeçari italian ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor...