Detaje nga vrasja në Sarandë, zbardhet dinamika e ngjarjes: Viktima u konfliktua me disa persona..

Detaje nga vrasja në Sarandë, zbardhet dinamika e ngjarjes: Viktima u konfliktua me disa persona..

Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e pronarit të një pike karburanti në Sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari Rexhep Ismaili. Sipas burimeve, nga dyshimet e para kanë qenë disa persona që janë përballur me viktimën dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë 66-vjeçarin duke i marrë dhe jetën. Ndërkohë Policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po kryen procedurat për dokumentimin e ngjarjes kriminale, që i mori jetën Rexhep Ismailit, i cili ishte dhe kryetari i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë.