Defekti i sistemit bllokon Qafë Botën, sistemi grek nxjerr jashtë funksioni kufirin
Radhë të gjata automjetesh dhe udhëtarësh janë krijuar ditën e sotme në pikën kufitare të Qafë Botës, duke shkaktuar vonesa për qytetarët që po udhëtojnë drejt Greqisë. Sipas burimeve nga pika e kalimit kufitar, problematika është shkaktuar nga bllokimi i sistemit të regjistrimit të personave dhe automjeteve në anën greke të kufirit. Për pasojë, procesi i kontrollit dhe kalimit është ngadalësuar ndjeshëm, duke sjellë krijimin e radhëve të gjata në hyrje të territorit grek. Autoritetet shqiptare kanë komunikuar me palën greke, e cila ka konfirmuar se shkak i situatës është një defekt teknik në sistemin e tyre informatik. Aktualisht pritet rikthimi i sistemit në funksion normal, ndërsa udhëtarët vijojnë të qëndrojnë në pritje deri në zgjidhjen e problemit. Autoritetet kufitare u bëjnë apel qytetarëve të...
Burimi:
ntv.al