Debate dhe përplasje të forta në seancën plenare, PS rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e afatit të Komisionit…

Debate dhe përplasje të forta në seancën plenare, PS rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e afatit të Komisionit…

Rrëzimi i kërkesës së Partisë Demorkatike për zgjatjen e afatit të Reformës Territoriale nga ana e Partisë Socialiste çoi dje në përplasje të ashpra në Parlament mes demokratëve dhe socialistëve. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u detyrua të ndërpriste disa herë seancën për shkak të bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës, të cilët nuk lejuan Arbjan Maznikun të lexonte raportin e hartuar nga ekspertët e mazhorancës. Kërkesën e demokratëve për shtyrje të afatit e argumentoi bashkëkryetari Luçiano Boçi, i cili raportin e socialistëve e konsideron të paligjshëm. “Jemi në një veprim të njëanshëm politik, të parapërgatitur. Unë e kam paralajmëruar, që nuk duan të shkojnë konsensus, kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar...