Debat për protestën në Tiranë/ Përfaqësuesi i PS: Partitë e vogla, maskarenj politikë! Kapri: Je për të ardhur keq…

Debat për protestën në Tiranë/ Përfaqësuesi i PS: Partitë e vogla, maskarenj politikë! Kapri: Je për të ardhur keq…

Të ftuar në një studio televizive, anëtari i Partisë Socialiste, Alfred Muharremi, dhe deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, kanë debatuar fort lidhur me tubimin e tretë të mbajtur nga qytetarët në Tiranë. Ndërsa Kapri e cilësoi protestën si më të madhen ndër vite, duke vlerësuar vendimin e aktivistëve për të mos lejuar logo politike, Muharremi hodhi akuza të rënda, duke i quajtur organizatorët dhe partitë mbështetëse “maskarenj politikë”. Përfaqësuesi i PS-së, Alfred Muharremi, u shpreh se protesta ka pasur dy elemente, duke përgëzuar reagimin ndaj dhunës së ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec dhe duke theksuar se qeveria ka marrë masat e merituara ndaj policëve që “mbyllën sytë”. Megjithatë, ai hodhi akuza të forta ndaj partive të vogla, duke pretenduar se qytetarët po manipulohen...