Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme

Çmimi i naftës/Braçe kërkon rikthimin e Bordit të Transparencës: Rritje e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar rikthimin e bordit të transparencës për karburantet, duke reaguar pas rritjes së çmimit të naftës që sot sipas tij shitet me 214-216 lekë për litër, ndërsa varianti më cilësor i saj arrin deri në 230 lekë për liter. Në një video të postuar në Facebook, Braçe paralajmëron se rritja është e qëllimshme dhe se sezoni turistik mund të marrë një goditje kolosale si pasojë e rritjes së çmimit të naftës duke i kthyer destinacionet turistike në vende qëndrimi dhe jo vende të vizitueshme. Ai kritikon tregëtarët që sipas tij ‘fituan para me lopatë’ gjatë kohës së Bordit dhe kërkon me ngulm kthimin e tij që kriza e ccmimeve të mos kufizojë lëvizshmërinë gjatë sezonit turistik. “Nafta kërceu sot në 214-216 lekë...