BUZË DETIT, POR PA BUZËQESHJE/ Turizmi shqiptar po rrit çmimet, jo cilësinë e shërbimit
KEMI HOTELE, BARE DHE RESTORANTE, POR NUK KEMI KULTURË SHËRBIMI Shqipëria mbushet me turistë, por rrezikon t’i largojë me arrogancë, mungesë profesionalizmi dhe çmime që nuk përputhen me atë që ofrohet Turizmi shqiptar po rritet me shpejtësi. Hotele të reja, resorte luksoze, restorante buzë detit dhe bare moderne po hapen pothuajse në çdo zonë turistike. Vetëm në maj 2026, numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ndërsa ndërtojmë godina, duket se kemi harruar të ndërtojmë gjënë më të rëndësishme: kulturën e shërbimit. Në shumë lokale, restorante dhe struktura akomoduese, klienti nuk pritet si mik, por trajtohet sikur po i bën nder biznesit që ka hyrë brenda. Mungon përshëndetja. Mungon...
Burimi:
ntv.al