Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar Komisioni Europian kërkoi nga qeveria shqiptare anulimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2024 që prekin Zonat e Mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike, ndërkohë që në Kuvend, mazhoranca bllokon nismat e opozitës për shfuqizimin e tyre. Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos i kërkoi të martën kryeministrit Edi Rama që të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike dhe amendimet e vitit 2024 të ligjit për Zonat e Mbrojtura, duke rritur presionin ndaj qeverisë shqiptare për të qenë në linjë me standardet europiane, ndërkohë që protestat e përditshme në Shqipëri kanë hyrë në muajin e dytë të tyre. E pyetur për projektin specifik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit që ndezi...
Burimi:
sot.com.al