Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve, duke reflektuar luhatjet e fundit në bursat ndërkombëtare. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 29 maj 2026, çmimi tavan i naftës për shitje me pakicë është përcaktuar në 185 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 173 lekë për litër. Krahasuar me vendimin e mëparshëm, të dyja nënproduktet kanë shënuar një ulje prej 2 lekësh për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi dhe do të mbeten të pandryshuara deri në vendimmarrjen e radhës së Bordit. Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa deri në pezullim aktiviteti në rast të shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve....