Bllokimi i rrugëve në Tiranë gjatë tubimit, policia procedon 16 protestues
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 shtetas, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë një tubimi të zhvilluar ditët e fundit. Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Mes të proceduarve janë shtetas të moshave të ndryshme, konkretisht: A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe, A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21...
Burimi:
opinion.al