BIRN: Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë
Organizata “Together for Life”, e cila lufton për drejtësi sociale në vend, publikoi gjetjet e raportit me titull “Monitorimi i Shpenzimeve të Sektorit të Shëndetësisë” për vitin 2025. Raporti synon të hedhë dritë mbi shmangiet nga plani dhe objektivat e Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021–2030, si edhe të paraqesë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve faktike të kryera në sferën e shëndetësisë gjatë vitit 2025 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Një prej gjetjeve më shqetësuses të raportit, nënvizon se shpenzimet publike për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale në vitin 2025 në Shqipëri shënojnë nivelin më të ulët të matur gjatë 9 viteve të fundit. “Shpenzimet faktike për shëndetësinë në vitin 2025, përfshirë të ardhurat e FDSKSH, arritën në 76.6 mld lekë, duke përbërë 2.9%...
Burimi:
sot.com.al