Besim Ndregjoni i përgjigjet Ramës: Shqipëria ende larg Europës, krimet e komunizmit pa u dënuar
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili së fundmi deklaroi se Shqipëria është “më afër Europës”. Përmes një reagimi publik, Ndregjoni thekson se realiteti në vend është ndryshe dhe rendit një sërë problematikash që, sipas tij, tregojnë se Shqipëria mbetet larg standardeve europiane. “Shqipëria është i vetmi shtet në Europë që nuk ka dënuar krimet e komunizmit”, shprehet ai, duke shtuar se mbi 6 mijë persona të zhdukur gjatë diktaturës vazhdojnë të mos kenë ende një varr. Ndregjoni kritikon edhe proceset zgjedhore në vend, duke deklaruar se “Shqipëria është i vetmi vend që nuk bën zgjedhje të lira”, ndërsa akuzon qeverinë se merret më shumë me propagandë elektorale sesa me zgjidhjen...
Burimi:
sot.com.al