Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama!
Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga Edi Rama! Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ditëlindjes së Heroit Kombëtar Skënderbeu që u zhvillua në Krujë tha se, të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga ky pushtues i egër. Berisha: Prandaj dhe nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar të vërtetë është detyrim. Ka edhe detyrime dhe përgjegjësi. Miq, po ta përmbledhim me dy fjalë amanetin e prijësit tonë të pavdekshëm, ai është ky për shqiptarin: kurrë mos u dorëzo! Ky është frymëzimi i përjetshëm për të gjithë ata që i thonë vetes shqiptar. Ndaj dhe të vazhdojmë ne këtë betejë kundër këtij pushtuesi të egër...
Burimi:
sot.com.al