Bëni kujdes, ja sa pritet  të shkojnë temperaturat nesër

Bëni kujdes, ja sa pritet të shkojnë temperaturat nesër

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 25 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 9 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s...