23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Prej 23 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të Partisë Socialiste për reformën administrative-territoriale, duke kundërshtuar përfshirjen e bashkisë së tyre në një njësi të përbashkët me Lushnjën. Edhe pse numri i protestuesve është në rënie, përfaqësuesit e qëndresës pretendojnë se kjo lidhet me presionet ndaj qytetarëve dhe administratës nga pushteti qendror, përmes kontrolleve tatimore dhe formave të tjera të presionit. Në shesh, folësit u kanë bërë thirrje autoriteteve qendrore që Divjaka të përjashtohet nga projekti i reformës administrative-territoriale, të cilin protestuesit e kanë cilësuar si projekti “Mazniku”. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu që përfaqësuesit e administratës së Bashkisë Divjakë dhe deputetët që përfaqësojnë zonën të dalin në shesh dhe të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve. Marshimi vijon çdo mbrëmje Pas tubimit, qytetarët vijojnë marshimin...
Burimi:
argjiroja.net