Banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin, në Prrenjas organizohet protestë kundër reformës territoriale

Banorët nuk duan bashkimin me Librazhdin, në Prrenjas organizohet protestë kundër reformës territoriale

Ka nisur këtë të martë protesta e paralajmëruar në Prrenjas kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi. Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe, sipas organizatorëve, manifestimi po zhvillohet pa simbole apo parulla partiake. Banorët kërkojnë që Prrenjasi të ruajë statusin e tij si bashki e veçantë dhe kundërshtojnë çdo plan për bashkimin administrativ me Librazhdin.