Banorët e Maliqit kundër Reformës Territoriale: Jo bashkim me Korçën! Ne, kurban i politikës
Me 81 fshatra dhe 7 njësi administrative bashkia e Maliqit pritet që t’i bashkohet bashkisë së Korçës sipas propozimit të maxhorancës për reformën administrativo-territoriale. Bashkia, që numëron rreth 31 mijë banorë, është e treta nga madhësia në qarkun juglindor dhe ndër më të mëdhatë që preket nga harta territoriale. Fshati më i largët malor në Maliq është Dushari ku një banori, i duhet të udhëtojë me orë të tëra drejt Korçës për shkak të infrastrukturës, ndërsa Podgoria, fshati më i largët në distancë nga Korça, është rreth 35 km. Kjo, bën që banorët të shprehin kundërshtime të forta për shkrirjen, pa fshehur frikën se tashmë shërbimet do të jenë shumë larg tyre. “Unë si banor i Maliqit mendoj se po bëhet politikisht. Në 30 vite...
Burimi:
sot.com.al